SHËRBIMET

STOMATOLOGJI E PERGJITHSHME

Stomatologjia është degë e mjekësisë që merret me shëndetin dhe sëmundjet e gojës, dhëmbëve dhe nofullës së njerëzve. Shëndeti i gojës dhe dhëmbëve është pjesë shumë e rëndësishme e shëndetit të përgjithshëm të trupit të njeriut. Nëse higjiena e gojës nuk është në nivel atëherë edhe imuniteti i trupit mund të bie dhe shtohet rreziku për sëmundje. Në mënyrë që dhëmbët të mbeten të shëndoshë për një periudhë afatgjate nevojitet që ato të mirëmbahen dhe kontrollohen rregullisht. Me zhvillimin e teknologjisë edhe stomatologjia ka avancuar drejt trajtimit mbrojtës dhe të planifikuar. Pos kompensimit të humbjes funksionale tashti pacientit i mundësohet edhe kompensimi i humbjeve estetike dhe fonetike.

ESTETIKA

Problemet me dukjen e dhëmbëve paraqesin një faktor të rëndësishëm që ka ndikim negativ në jetën sociale të njerëzve. Buzëqeshja tërheqëse luan rol të rëndësishëm në rritjen e vetëbesimit por edhe të komunikimit social të njerëzve, paralelisht me mundësimin e suksesit në punë dhe jetë private, duke sjellë me vete edhe lumturinë. Problemet dentare që manifestohen me renditje jo të duhur të dhëmbëve, zbrazëti të theksuar mes dhëmbëve apo me ngjyrë të errët të dhëmbëve kanë ndikim negativ në buzëqeshje. Po ashtu veshjet e bëra më parë që kanë humbur ngjyrën apo përshtatjen, pastaj mbushjet me ngjyrë të zbehur si dhe problemet e mishit të dhëmbëve kanë ndikim negativ si në aspektin shëndetësor ashtu edhe atë estetik. Për evitimin e të gjitha këtyre problemeve dhe për t’i ofruar personit një buzëqeshje të bukur në Dent Estetik kryhen këto shërbime:

IMPLANTOLOGJIA

Implanti është një vidë (me forma dhe përmasa të ndryshme) që vendoset në kockë në vendin e dhëmbit të hequr dhe pasi lidhet me kockën e nofullës si një trup, kryen funksionin si një dhemb natyral. Kjo procedurë realizohet nga stomatologu në një ambient steril, me një operacion të vogël. Për realizimin e implantit nevojitet që të ketë mbështetje të mjaftueshme në kockë. Nëse nuk ka mbështetje të mjaftueshme atëherë nevojitet sigurimi i kockës shtesë. Më pastaj mund të zbatohet implanti.

ORTODONCIA

Ortodoncia merret me drejtimin e dhëmbëve, rregullimin e problemeve të kafshimit dhe raportin e nofullave me njëra tjetrën dhe sistemin dentofacial. Trajtimi ortodontik mund të realizohet në disa mënyra varësisht nga mosha e personit dhe formës së dhëmbëve. Sa më herët të diagnostikohet një anomali, pra që nga mosha fëmijërore dhe sa më shpejtë të zgjidhet momenti i duhur i trajtimit të saj aq më i sigurt është rezultati.

© Copyright - DENT ESTETIK ® - Trademark Registered