ESTETIKA

Fotografimi dentar

Fotografimi dentar është shumë i rëndësishëm për neve. Sa i përket aspektit teknik, fotografitë që i bëjnë i përdorim për të krijuar formatin DSD. Më pastaj këto fotografi i dërgojmë në laborator. Kolegët e laboratorit duke i shikuar fotografitë dhe format e dizejnuara të dhëmbëve e ngjyrat e urave mund të krijojnë dhëmbë porcelani. Në këtë mënyrë arrijmë rezultate estetike dhe cilësore. Ndërsa në aspektin praktik fotografimin dentar me rastet konkrete i arkivojmë dhe në këtë mënyrë para pacientëve të rinj shpalosim punën e bërë më parë, në formë të udhëzuesit. Fotografimin dentar e kryejmë në dy mënyra: Intraoral dhe Portret. Për këtë procedurë në klinikën tonë kemi krijuar studio të fotografisë. Për fotografitë intraorale përdorim aparatin profesional Nikon d720 dslr, 105 mm makro lens me R1 C1 flash sistem. Ndërsa fotografitë portret I bëjmë me 50 mm dx lens dhe paraflash.

Media

© Copyright - DENT ESTETIK ® - Trademark Registered