kËshillat

PAS HEQJES SË DHËMBIT

  • Tamponi duhet të mbahet në gojë për gjysmë orë
  • Brenda 2 orëve asgjë nuk duhet të hani dhe të pini
  • Gjatë ditës nuk bën të pështyni dhe të shpërlani gojën sepse mund të vjen deri te gjakderdhja
  • Për dy ditë ndalohet përdorimi i duhanit dhe alkoolit
  • Me gjuhë mos e ngacmoni vendin e dhëmbit të hequr
  • Kujdesuni që copëzat e ushqimit të mos përfundojnë në vendin e dhëmbit të hequr
  • Hani ushqim të ngrohtë

PAS TRAJTIMIT TË KANALIT

  • Disa ditë në rast të rrjedhjes mund të keni dhimbje të lehta apo paksa më të mëdha
  • Veçanërisht gjatë kafshimit mund të ndjeni dhimbje për ca kohë
  • Në rast se keni ënjtje apo dhimbje të madhe atëherë na kontaktoni

PAS MBUSHJES

  • Disa ditë mund të ketë ndjeshmëri ndaj të ftohtit-nxehtit
  • Mund të ketë dhimbje të lehtë
  • Deri në zbutjen e mpirjes së buzëve as mos hani e as mos pini
  • Nëse dhëmbi është mbushur me kompozit (mbushje e bardhë) atëherë menjëherë mund të hani
  • Nëse dhëmbi është mbushur me amalgam (mbushje metalike) atëherë për dy orë mos hani dhe për një ditë duhet të përtypni me anën tjetër
  • Nëse keni dhimbje të mëdha atëherë na kontaktoni

PAS ANESTEZISË

  • Nëse buzën e poshtme dhe gjysmën e gjuhës e keni të mpirë, mos hani derisa të kalojë mpirja
  • Nëse keni mpirje të vogël atëherë mund të hani
  • Mos e kontrolloni kalimin e mpirjes me kafshim me dhëmbë apo thithje të buzës
  • Mpirja varësisht prej gjendjes mund të zgjasë nga 2 deri në 5 orë prandaj mos u shqetësoni

PAS TRAJTIMIT TË DHËMBIT

  • Dhëmbët mund të jenë të ndjeshëm ndaj të nxehtit-ftohtit
  • Kalon pas disa ditësh
  • Mishi i dhëmbëve mund të jetë i ndjeshëm për disa ditë
  • Te mishi i dhëmbëve mund të shihet gjakderdhje
  • Pas heqjes së gurëve dentare, zbrazëtia e krijuar mes dhëmbëve mbushet me mishin e dhëmbëve

PAS MBULIMIT ME URË

  • Dy orë mos hani e mos pini, që ngjitësi të ftohet në mënyrë të duhur
  • Mund të ketë ndjeshmëri për disa ditë apo edhe dhimbje të lehta
  • Gjatë përdorimit nëse ndjeni se mbulesa ka luajtur prej vendit atëherë kontaktoni stomatologun

PAS PROTEZAVE TOTALE APO PARCIALE

  • Nëse ju vranë proteza atëherë menjëherë kontaktoni stomatologun, mos pritni që të krijohet vara
  • Protezën në mbrëmje e nxirrni dhe e mbani në ujë, ndërsa në mëngjes sërish e vendosni
  • Periudha e adaptimit në protezë është e gjatë, prandaj duhet të keni durim
  • Nëse proteza është e ngushtë apo ju vranë atëherë mos intervenoni, por na kontaktoni
  • Në ditët e para shmangni ushqimet ngjitëse
  • Duke lexuar libra apo gazeta me zë mund të adaptoheni më lehtë në protezë

© Copyright - DENT ESTETIK ® - Trademark Registered