Adresa: Rr. Enver Haradinaj 52, Prizren, Kosovë.
Phone: +383 (0) 44 683 020
E-mail: info@dentestetik.me
Dent Estetik është klinikë stomatologjike që përbëhet nga stomatologë profesionistë. Klinika jonë, si për neve ashtu edhe për pacientët tanë paraqet një ambient të qetë dhe të sigurt. Gjatë trajtimit të pacientëve ekipi i profesionistëve të Dent Estetik e vë veten në pozitën e tyre dhe kësisoj ofron shërbime më cilësore, në kohë reale dhe me çmim tejet të arsyeshëm.
Dent Estetik veprimtarinë e vet e zhvillon në bazë të vlerave dhe parimeve. Bazohet në punën ekipore të stomatologëve që kanë diplomuar në universitetet më prestigjioze të Turqisë për këtë lëmi. Prandaj pas kontrollit fillestar pacientët orientohen te stomatologu më përkatës. Pas analizës së detajuar pacientit i ofrohet plani i përshtatshëm i trajtimit.
Për të ofruar shërbime sa më cilësore klinika është e pajisur me teknologjinë inovative në fushën dentare dhe njëkohësisht përdor materialet më të mira për trajtim dhe mjekim. Për këtë arsye dhëmbët tuaja janë në duar të sigurta. Në saje të sistemit të veçantë, të gjitha shërbimet që zbatohen te pacienti arkivohen dhe ruhen.
Me qëllim të eliminimit të stresit, në klinikë është aplikuar arkitektura e veçantë bashkë me sistemin profesional të ajrosjes, përderisa ka edhe dhomë sterilizimi.
Te Dent Estetik ju do të gjeni staf me përvojë dhe gjithmonë të buzëqeshur, të cilët me punën e tyre cilësore, të sigurt dhe etike do t’ju mundësojnë edhe juve buzëqeshje të shëndetshme.
Gatishmëri për shërbim dhe përkrahje të pacientëve
Garancia që ofrohet për trajtimet e mjekimet
Përcjellja e trendeve botërore lidhur me stomatologjinë dhe mjekimet
Përdorimi i pajisjeve më moderne dhe materialeve më cilësore
Cilësi maksimale e shërbimeve kundruall çmimeve të arsyeshme
Ambienti i përshtatshëm dhe pastërtia
Sistemi i rezervimit që i kursen kohë pacientëve
Suksesi në shërimin e kanaleve
Nuk realizojmë trajtime e mjekime për të cilat nuk mund të ofrojmë garanci
Metodat e reja të mjekimit i aplikojmë vetëm pas ndjekjes së trajnimeve profesionale
Vendimmarrja e përbashkët me laboratorin
Qëndrimi besnik ndaj punës që bëjmë; trajtimi i problemeve të mundshme
Kontroll i detajuar në seancën e parë dhe informim i saktë
Zgjedhja e përbashkët e trajtimit të duhur
Sqarimi i procesit të trajtimit
Mos dhënia e shpresave të kota
Ritrajtimi në rast të pakënaqësisë së shprehur nga pacienti
Të gjitha shërbimet në një vend
Ofrimi i shërbimeve cilësore dhe të qëndrueshme për pacientët tanë, duke përdorur pajisjet më të reja të teknologjisë dentare, ashtu që ata ta ndjejnë vetën të sigurt në aspektin shëndetësor, kualitativ dhe estetik.
Arritja e nivelit të lartë të respektit të pacientit dhe përhapja e promovimi i klinikës tonë në rajon në saje të shërbimeve cilësore që ofrojmë
Phone: +383 (0) 44 683 020
E-mail: info@dentestetik.me
© Copyright - DENT ESTETIK ® - Trademark Registered