ESTETIKA

Fasetat e kompozitit – Bonding

Fasetat kompozit vendosen mbi sipërfaqen e dhëmbit për të përmirësuar ngjyrën, formën, madhësinë, apo ndonjë defekt duke i dhënë një pamje të përgjithshme estetike. Këto mbulesa estetike përgatiten me material kompoziti. Materialet standarde të kompozitit nuk e pasqyrojnë dritën, përballë dritës duken të errëta dhe papraruar, dhe për këtë shkak nuk japin pamje estetike. Për këtë shkak në procedurën Bonding në dhëmbët e përparmë duhet të përdoret mbushja estetike.

Fasetat e kompozitit mund të aplikohen te:
Rastet e dhëmbëve të ndarë (diestema) me qëllim të mbylljes së zbraztësive. Me aplikimin e fasetës këto zbraztësi mund të kthehen në një dukje estetike.

Dhëmbët e vjetëruar, që kanë humbur dukjen estetike, apo që janë thyer e që kanë humbur formën, me qëllim të kthimit të pamjes së bukur.

Dhëmbët e zverdhur që nuk zbardhen as pas zbardhimit

Dhëmbët e përparmë që kanë mbushje apo prishje

Dhëmbët e shtrembër, forma e të cilëve mund të përmirësohet pa intervenim ortodontik

Rastet që dëshirojnë të kalojnë nga niveli i buzëqeshjes negative në atë pozitive

Të gjithë personat që nuk janë të kënaqur me formën e dhëmbëve dhe dëshirojnë një pamje të re të fytyrës së tyre

Materiali që përdoret për fasetat e kompozitit nëse është cilësor atëherë i ka karakteristikat e ngjashme me strukturën e dhëmbit. Sa e ndërrojnë ngjyrën dhëmbët normal po aq e ndërrojnë edhe fasetat. Fasetat e kompozitit kanë jetëgjatësi nëse ekziston kujdesi për higjienën orale. Mirëpo, ushqimet e forta dhe me lëvozhga nuk duhet të hahen, e as objektet e forta nuk duhet kafshuar apo këputur me dhëmbë. Në qoftë se nuk keni shprehi negative të ngrënies së thonjve apo kafshimit të lapsëve atëherë fasetat e kompozitit janë të qëndrueshme.

Media

© Copyright - DENT ESTETIK ® - Trademark Registered