STOMATOLOGJI E PERGJITHSHME

Periodontologji (Pastrimi i plakes se dhembeve)

Sëmundjet periodontale janë sëmundje inflamatore që prekin mishrat dhe indet tjera që mbështesin dhëmbët. Këto sëmundje mund të trajtohen lehtë dhe me sukses kur diagnostikohen në një fazë të hershme. Sëmundjet periodontale nisin me inflamacionin e mishit të dhëmbëve (gingivitis). Pra gingivitis është faza e hershme e sëmundjes periodontale. Në këtë fazë mishi i dhëmbëve është i skuqur, i butë dhe i enjtur. Në fazën e hershme nuk krijon shumë shqetësim. Nëse nuk trajtohet sëmundja atëherë me kalimin e kohës avancon në periodontitis, me ç’rast mund ti shkaktojë dëm të pakthyeshëm kockës alveolare, e cila mbështet mishin e dhëmbëve dhe dhëmbët.

Periodontitis është faza më e avancuar e sëmundjeve periodontale. Dëmtimet shfaqen në indet që mbështesin dhëmbët, por edhe në kockën alveolare. Në mes të dhëmbit dhe mishit të dhëmbëve krijohet “xhepi periodontal”. Prania e xhepit periodontal mundëson vendosjen e infeksionit dhe lehtëson avancimin e sëmundjes. Me avancimin e sëmundjes dhëmbët nisin të lëvizin dhe mund të vie deri te humbja e tyre.

Veçoritë e Periodontologjisë në Dent Estetik janë:

- Parandalimi i sëmundjeve periodontale
- Përdorimi i pajisjes Kavitron për pastrimin e dhëmbëve
- Largimi i pllakës së dhëmbëve me sistemin Air Floë
- Polisazhi

Media

© Copyright - DENT ESTETIK ® - Trademark Registered