STOMATOLOGJI E PERGJITHSHME

Pedodontri (Sherimi i dhembeve te femijet)

Me kontrollimin e dhëmbëve të fëmijës suaj nga mosha 3 vjeçare e tutje mundësoni mbrojtjen e tij/saj nga prishja e dhëmbëve. Madje këto vizita ndihmojnë në identifikimin por edhe parandalimin e problemeve të mundshme dentare te fëmijët. Mbajtja e dhëmbëve të përkohshëm (dhëmbëve të qumështit) në gojën e fëmijës deri në kohën e rrënies së tyre ka rëndësi të madhe, pasi këta dhëmbë ruajnë vendin e dhëmbëve të ardhshëm dhe njëherësh mundësojnë qëndrueshmërinë e tyre. Me qëllim të parandalimit të prishjes së dhëmbëve të fëmijëve çdo gjashtë muaj duhet të bëhet fluorizimi i dhëmbëve.

Në Dent Estetik kryhen këto shërbime për fëmijë:
- Fluorizimi i dhëmbëve
- Mbushja e dhëmbëve me ngjyrë
- Trajtimi me anestezi

Media

© Copyright - DENT ESTETIK ® - Trademark Registered