STOMATOLOGJI E PERGJITHSHME

Endodonti (Sherimi i kanalit)

Endodoncia trajton çështjet mjekësore që kanë të bëjnë me pulpën dhe indet përeth rrënjës së dhëmbit. Në këtë kuadër, trajtimi i kanalit të rrënjës është terapi që zbatohet para heqjes së dhmëbit, me qëllim të ruajtjes së tij edhe për një kohë. Varësisht nga shkalla e infektimit të dhmëbit mund të kryhet në një apo më shumë seanca.

Për shkak të prishjeve të patrajtuara, nervi dhe enët e gjakut dëmtohen dhe nevojitet zhvendosja e indit për pastrimin e kanaleve dhe mbushjen e tij. Suksesi në trajtimin e kanaleve varet nga matja e rënjës. Në klinikën tonë këtë e mundësojmë me Osada Apit 11. Për rritjen e cilësisë së trajtimit dhe uljen e kohëzgjatjes së së trajtimit preferojmë përdorimin e sistemit të pajisjeve me rrotullim, si: W&H ENTRAN, MTWO, SENDOLİNE S5.

Veçoritë e Endodoncisë në Dent Estetik janë:
- Trajtimi i kanalit në një seancë
- Pajisjet me rrotullim
- Osada Apit 11

Media

© Copyright - DENT ESTETIK ® - Trademark Registered